Si te gatuajme peshk ne furre me patate

Share Button

Sote do u mesoj nje recete te shpejte, te shijshme dhe shume e mire per te pritur miqte qe vine papritur. Si fillim duhet te blini nje peshk te madh te cfare do lloj rrace, mjafton te jete i madh pasi peshqit e vegjel ne furre do te kishin nje pjekje te dhuneshme duke qene ata delikat.

Peshke ne furre me patate

  • Koha e Pergatitjes:
  • Koha e Pjekjes:
  • Koha Totale:
  • Porcione: 4
  • Veshtiresia: E Mesme
  • Tipi i Recetes: Pjate e dyte

Perberesit:

  • 1 peshk i madh 1kg
  • 5 patate te medhaja
  • gjysem kile domate qershi
  • nje grusht ullinj jeshil
  • 1/2l vere te bardhe
  • vaj ulliri
  • pake rozmarine
  • kripe
  • piper i zi

Udhezimet:

  1. Si fillim merni patatet dhe i coni te zjejne per pak minuta (10 min) ne uje me kripe, ne kete menyre do te jene pak me te buta edhe pse do te piqen ne furre.
  2. Nderkohe pastroni peshkun nga luspat.
  3. Hiqni patatet dhe i lini te ftohen, me pas i prisni ne feta te rrumbullakta.
  4. Merni nje tave dhe e sperkateni me vaj ulliri hidhni patatet, domatet qershi te prera ne mes, dhe ullinjte, sperkateni me kripe, rozmarine dhe piper te zi.
  5. Merni peshkun dhe e sperkateni menjane me kripe jashte dhe brenda barkut dhe e sistemoni ne mes te taves.
  6. Shtoni pak vere te bardhe dhe futni taven ne furre te nzehur ne 180°C.
  7. Koha totale e pjekjes ne furre eshte rreth 30-35 min, por here pas here duhet te hapni furrin te perzieni pak fare patatet dhe te shtoni pak e nga pake vere.
  8. Rezualti do te jete nje pjate me 5 yje! Provojeni per te besuar.

Tagged: , , , ,