Si te gatuajme qofte me mish te grire

Ky artikull do tu mesoj si te gatuani qofte me mish te grire, kjo recete eshte kalabreze (zone e jugut te italise). Qoftet mund ti sherbeni me sallate jeshile ose duke i mbuluar me sugo (salce domate).

Si te gatuajme qofte me mish te grire.

Si te gatuajme qofte me mish te grire.

Qofte me mish te grire

  • Koha e Pergatitjes:
  • Koha e Pjekjes:
  • Koha Totale:
  • Porcione: 5
  • Veshtiresia: E Lehte
  • Tipi i Recetes: Antipaste, Pjate e Dyte

Perberesit:

  • 250 gr mish te grire (gjysma mish derri dhe gjysma mish vici)
  • tule buke te dy panineve
  • nje flixhan kafeje me qumesht
  • 2 veze
  • 90 gr djath kackavall te grire
  • pak majdanoz te fresket
  • kripe dhe piper sipas deshires
  • pak vaj per te skuqur qoftet

Udhezimet:

  1. Si fillim merni tulen e bukes dhe e zbusni me pake qumesht, me pas e shtrydhni dhe e coni ne nje ene plastike.
  2. Merni mishin e grire dhe vezet dhe i shtoni tek ena ku cuat me pare bukuen e regjur. Filoni te perzieni me duar permbajtjen deri sa perberesit te jene bere uniform.
  3. Kur perzierja te jete e njetrajteshme shtoni kripen, piperin, majdanozin dhe ne fund djathin e grire.
  4. Trazoni perseri me duar te gjithe masen e qofteve deri sa perzierja te zbutet.
  5. Lereni masen te pushoj per nja 10 minuta dhe me pas formoni topa te vegjel.
  6. Coni vajin te nzehet mire dhe filloni te skuqni qoftet duke i kthyer ne te gjitha anet.
  7. Qoftet jane gati kur te kene mare nje ngjyre te arte.
  8. I hiqni dhe i vendosni ne nje pjate ku ne fillim keni shtruar kartopeceta qe te thithin vajin e tepert.

1 Pergjigje

Shkruaj nje pershtypje per receten...

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *