Si te Gatuajme Salce me Mish te Grire – Ragu alla Bolognese -

Share Button

Salca Ragu Bolognese është një specialitet i përgatitur me mish te grire. Salca del me e mire ne qofte se perdorni mish viçi. Kjo salce mund te perdoret per makaronat, per tu hedhur mbi arapash ose si mbushje per te bere lazanja.

Salce me mish te grire – Ragu alla Bolognese

  • Koha e Pergatitjes:
  • Koha e Pjekjes:
  • Koha Totale:
  • Porcione: 6
  • Veshtiresia: E Mesme
  • Tipi i Recetes: Salca

Perberesit:

  • gjysem kercelli të selinos
  • gjysem karrote te madhe ose nje e vogel
  • 1 qepë të vogël të bardhë
  • 4 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër
  • 1 degëz rozmarinë
  • 500 g mish vici te grirë
  • 100 ml verë të kuqe
  • 1 kg salce domate ne shishe
  • pake kripë
  • pake piper i zi

Udhezimet:

  1. Lani selinon dhe karroten dhe i prisni shumë imët, formoni kube te vegjel.
  2. Pastroni qepën duke i hequr shtresat e jashtme dhe e prisni ne kubike te vegjel .
  3. Vendoseni në një tenxhere të lartë dhe qe nuk ngjit shtoni vajin e ullirit dhe filloni te skuqni qepen, me pas shtoni selinon dhe karroten.
  4. Trazoni tenxheren here pas here per 8 minuta ne zjarr te ulet.
  5. Ndërkohë lani rozmarinën, zgjidhni gjethet me te mira dhe i prisni imët.
  6. Kur perimet te jene skuqur shtoni mishin e grire dhe rozmarinën e copëtuar dhe ngrini zjarrin.
  7. Perzieni mishin here pas here derisa te kete avulluar i gjithe uji i tij i gatimit dhe pastaj shtoni verën e kuqe.
  8. Kur vera te kete avulluar krejtësisht, shtoni salcen e domates, një majë kripe dhe një spërkatje piperi.
  9. Ulni flaken ne minimum, mbuloni tenxheren me kapak dhe e lini te ziej per gati 3 orë duke e perzier herë pas here me një lugë druri.

Tagged: , , ,