Si te gatuajme sardele ne tigan

Sot do te shikojme si te gatuajme sardele ne tigan. C’eshte e drejta kete recete e modifikova pak pasi me mungone dafina. Te them te drejten doli goxha mire!

si_te_gatuajme_sardele_1 si_te_gatuajme_sardele_3

si_te_gatuajme_sardele_2

Sardele ne tigan

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 4
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: Pjate e dyte

Perberesit:

  • 500gr sardele te fresketa
  • 1 thelpi hudher
  • pak vaj ulliri
  • pak piper te zi
  • gjysem limoni
  • gjysem filxhani uji

Udhezimet:

  1. Merni sardelet dhe i pastroni nga luspat, koka dhe te perbrendeshmet.
  2. Merni nje tigan e coni ne flake te mesme dhe shtoni vajin e ullirit me nje thelpi hudher.
  3. Kur hudhra te kete mare ngjyre te kuqeremte e hiqni dhe shtoni sardelet.
  4. Me pas shtoni gjysem filxhani caji me uje dhe kripe sipas deshires.
  5. Shtoni lengun e gjysem limoni dhe pak piper te zi.
  6. I lini ne flake te mesme pa i trazuar ne tigan qe nuk ngjit.
  7. Sardelet jane gati kur te kete ngelur vetem vaji dhe uji te kete avulluar.
  8. Kete pjate mund ta shoqeroni me sallate jeshile me domate qershi.

 

Shkruaj nje pershtypje per receten...

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *