Si te gatuajme supe me oriz dhe patate

Ne kete perjudhe te fresket eshte mire te hame shendetshem dhe te ngrohta. Sote do te shohim si te gatuajme supe me oriz dhe patate.

Si te gatuajme super me oriz

Si te gatuajme super me oriz

Supe me oriz dhe patate

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 4
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: Pjate e pare

Perberesit:

  • 210gr oriz
  • gjysem qepe te bardhe
  • 3 patate te mesme
  • 1 liter leng
  • vaj ulliri
  • kripe
  • djath kackavall i grire

Udhezimet:

  1. Si fillim duhet te pergatisni 1 liter leng (o leng mishi ose leng te pergatitur me dado).
  2. Merni patatet i pastroni dhe i prisni ne kubik te vegjel.
  3. Merni gjysmen e qepes se pastruar nga lekura dhe e prisni ne kubike.
  4. Ne nje tenxhere qe nuk ngjit hidhni vajin e ullirit dhe shtoni qepen dhe e coni ne flake te mesme.
  5. Kur qepa te kete humbur vellimin (pas dy minutash pak a shume) shtoni patatet dhe i lini te skuqen pake dy tre min, me pas shtoni lengun dhe e lini deri sa te filloj te zjej dhe patatet te jene zbutur.
  6. Ne kete moment shtoni orizin dhe kripe sipas deshires dhe e lini te zjej per sa minuta orizi eshte gati (minutat i gjeni te shkruara tek kutia e orizit, jo te gjitha tipet e orizit kane te njejtat minuta zjerje).
  7. Sherbeni pjaten me djath te grire siper.

Shkruaj nje pershtypje per receten...

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *