Si te Gatuajme Tasqebap

Share Button

Kjo recete i perket kuxhines shqiptare. Pjate e dyte shume e shishme dhe e e lehte per tu gatuar. Mund te shoqeroni pjaten me pilaf ose perime te zjera.

Tasqebap

  • Koha e Pergatitjes:
  • Koha e Pjekjes:
  • Koha Totale:
  • Porcione: 4
  • Veshtiresia: E Lehte
  • Tipi i Recetes: Pjate e Dyte

Perberesit:

  • 500 gr mish vici
  • 3 kokrra qepe te kuqe
  • 1 luge gjelle miell
  • 1 filxhan caji me vere
  • 1 gjethe dafine
  • pake salce
  • 2-3 thelpinj hudhra
  • pak vaj ulliri
  • kripe dhe piper sipas deshires

Udhezimet:

  1. Ne nje tigan shtoni vajin e ullirit dhe thelpinjte e hudherave te qeruar pa prere. Mabsi hudhra te jete skuqur i hiqni nga tigani dhe shtoni qepen e pastruar dhe prere ne kube te vegjel.
  2. Mbasi qepa te jete skuqur mire, shtoni salcen dhe me pas hidhni copat e mishit te prere kubik. I skuqni pake sebashku dhe me vone hidhni miellin dhe e trazoni mire, me pas i shtoni veren dhe gjethen e dafines dhe e lini pake ne zjarr.
  3. Shtoni ujin deri sa te mbulohet mishi dhe e lini te zjej ne zjarr te ngadalte per 45 min, me pas shtoni kripen dhe pieprin sipas deshires dhe e lini te zjej edhe 10-15 min.

Tagged: , , ,