Si Te Gatuajme Tiramisu

Share Button

Te dashur lezues, sote do tu mesoj se si behet embelsira e quajtur tiramisù. Kjo eshte nje recete italiane dhe emri i referohet me shume humorit, domethene ne qofte se jeni pak poshte me moralin atehere hani pak tiramisù dhe to te ngriheni larte.

Tiramisu

  • Koha e Pergatitjes:
  • Koha e Pjekjes:
  • Koha Totale:
  • Porcione: 6
  • Veshtiresia: E Lehte
  • Tipi i Recetes: Embelsira

Perberesit:

  • 400gr djath Mascarpone
  • 200gr biskota Savoiardi
  • 150gr sheqer pluhur
  • 200gr cokollate pa sheqer
  • 4 te verdha vezesh
  • 2 te bardha vezesh
  • 3 filxhane kafe ekspers
  • pake kako pluhur

Udhezimet:

  1. Rrihni te bardhat e vezeve derisa të formoje shkume te bardhe dhe te qendrueshme. Grini çokollatën ne nje pjate dhe e lini menjane.
  2. Në një tas hidhni te verdhat e vezeve dhe sheqerin pluhur dhe i perzieni për një kohë të gjatë me një lugë druri derisa të formojne nje mase te bardhë dhe te shkumëzuar.
  3. Shtoni djathin mascarpone dhe pastaj te bardhat e vezeve qe rrahet me pare.
  4. Merni nje tave katrore ose drejtekendeshe dhe shtroni ne fund biskotat savoiard duke i rreshtuar mire.
  5. Me nje furce lyeni siper biskotat me kafene ekspres (ne qofte se nuk keni furce mund te perdorni kartpecet)
  6. Mbuloni biskotat me një shtresë te kremit qe pergatitet me pare me djathin mascarpone dhe spërkatni me pake çokollatë te grire.
  7. Perserisni na e para proceduren duke shturar biskotat, kafe edhe kremin me mascarpone dhe cokollaten derisa të gjithë përbërësit te kene mbaruar.
  8. Shtresa e fundit duhet të jetë me kremin me mascarpone dhe e sperkatur me kakao pluhur.
  9. Vendosni tortën në frigorifer për rreth tre orë.

Tagged: , , ,